
Disa lajme kanë qarkulluar së fundmi në rrjet duke thënë se pirja e ujit ju mbron nga koronavirus.
Fillimisht u sugjerua se Covid-19 mund të shërohej nga kokaina. Por pas kësaj ideje të gabuar që qarkulloi gjithandej, qeveria franceze u desh të lëshonte një deklaratë duke thënë se është padyshim “pas vrai”, jo e vërtetë. Pastaj dolën në përfundime se akullorja e vret koronavirusin, por kjo gjithashtu doli e pavërtetë.
Megjithëse pandemia e koroanvirusit nisi disa muaj më parë, në internet kanë qarkulluar fabula dhe legjenda urbane, që bëni mirë mos i merrni për bazë, informon dritare.net
Së fundmi u tha se uji parandalon infeksionin. Ja pse kjo është jashtëzakonisht e pamundur!
Postimet origjinale të publikuara në mediet sociale thonë se duhet të sigurohemi që goja dhe fyti të jenë gjithnjë të lagështa dhe të pimë ujë çdo 15 minuta. Sipas logjikës së tyre, kjo do të ndihmojë për ta shpëlarë virusin poshtë ezofagut, në mënyrë që të mund të vritet nga acidi i stomakut tonë.
Epidemiologia Kalpana Sabapathy, thotë se infeksionet shpesh fillojnë pasi ne jemi të ekspozuar ndaj mijëra ose miliona grimcave virale, kështu që spastrimi me ujë, në ezofag nuk ka gjasë të ketë ndonjë ndikim të madh.
“Me siguri grimcat virale mund t’i kishit marrë deri tani përmes hundës.”, shprehet ajo.
Virusi mund të futet gjithashtu në rrugë të tjera. Ndërsa disa njerëz mund të infektohen duke prekur gojën me gishta të kontaminuar, ai gjithashtu mund të hyjë në trup duke prekur hundën ose sytë.
Ka edhe një arsye tjetër, pse teknika e ujit të pijshëm mund të mos funksionojë. Ju mund të mendoni se, sapo një grimcë e Covid-19 ka hyrë në barkun tuaj, ajo do të vritet menjëherë. Në fund të fundit, acidi i stomakut ka një pH të fuqishëm, përafërsisht sa acidi i baterisë, i cili është i aftë të shpërbëjë çelikun. Disa vjet më parë, shkencëtarët shpikën një mënyrë për ta përdorur atë si një burim energjie, raporton dritare.net
Por virusi mund të jetë shumë më i fortë se ky. Pasi Mers u shfaq nga Arabia Saudite në vitin 2012, studiuesit zbuluan se patogjeni, i cili është një koronavirus dhe i afërm i Covid-19 ishte dukshëm rezistent ndaj acidit pak të holluar të stomakut te një person që sapo ka ngrënë. Ata gjetën shenja që virusi kishte arritur të kolonizonte zorrën e një pacienti dhe tregoi se mund të kolonizonte lehtësisht qelizat nga zorrët. Ekipi spekuloi se mund të jenë infektuar edhe në këtë mënyrë.
Ende nuk është e qartë nëse kjo është e vërtetë për Covid-19. Disa pacientë kanë raportuar simptoma të tilla si të vjella dhe diarre dhe tani ekspertë nga Kina po paralajmërojnë se ka shenja që tregojnë se koronavirus mund të infektojë traktin tretës. Nuk ka pasur ndonjë hulumtim nëse uji i pijshëm mund të parandalojë infeksionin me Covid-19, kështu që kjo teknikë nuk bazohet në shkencë apo fakt, është thjesht një teori konspirative. / Përshtati në BBC: Kadrije Çako / dritare.net

















