Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!
Dritare.net
Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende të tjera përdoret si një mënyrë për të të diagnostikuar. Mund të habiteni, por gjuha mund të tregojë shumë probleme shëndetësore. Për ta provuar këtë ju kërkojmë të shkoni para pasqyrës dhe të shikoni me kujdes gjuhën. Pas kësaj, ju mund ta lidhni me informacionin që dritare.net ka përgatitur për ju.
Vendndodhja e organeve në gjuhë
Gjuha është si hartë, ku secila pjesë është përgjegjëse për një organ të veçantë. Çdo ndryshim (plagë, njolla, flluska, etj) mund të tregojë mosfunksionim të këtyre organeve.
- Maja e gjuhës tregon zemrën.
-Mushkëritë janë në anët, pranë majës.
-Qendra e gjuhës tregon për stomakun dhe pankreasin.
-Përgjatë skajeve janë mëlçia dhe shpretka.
- Afër fundit të gjuhës janë zorrët.
-Në anët afër zorrëve janë veshkat.
Forma e gjuhës
Ne e dimë që ngjyra dhe shtresa mund të tregojnë probleme të ndryshme shëndetësore. Por forma e gjuhës gjithashtu mund të na thotë diçka.
-Një gjuhë e hollë mund të nënkuptojë dehidratim dhe probleme metabolike.
-Gjuha e fryrë mund të tregojë probleme me tiroidet ose infeksion.
-Gjuha e trashë tregon se ju mungon vitamina B12, shkruan dritare.net
Vija vertikale është përgjegjëse për shtyllën kurrizore. Nëse është lakuar afër fundit të gjuhës, kjo mund të nënkuptojë probleme në palcën kurrizore.
Një e lakuar në mes të vizës vertikale mund të tregojë probleme në zonën e kraharorit.
Vija e lakuar afër majës së gjuhës tregon probleme të qafës së mitrës.
Kjo është një gjendje inflamatore e gjuhës, ku ka njolla në disa pjesë të papilave. Kjo mund të tregojë shpërthime hormonale dhe mungesë të vitaminës B2. Ndonjëherë mund të shkaktojë djegie dhe dhimbje.
Dridhjet në gjuhë mund të nënkuptojnë ankthin, frikën dhe neurastheninë. Kjo është një nga shenjat e sëmundjes së Parkinsonit.
Gjuha e çarë/ Kjo gjendje e gjuhës shpesh është e trashëgueshme. Mund të shoqërohet gjithashtu me sindromën Melkersson-Rosenthal (një çrregullim i rrallë neurologjik) dhe të shfaqet në rastet kur psoriaza del në gojë.
Nëse keni një nga këto shenja në gjuhë, shkoni dhe flisni me mjekun. Parandalimi është më i mirë se kurimi!/K.C/dritare.net