Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja si të mbani trurin e shëndetshëm në kohë pandemie. Këshilla nga Megi Koçiaj!

Ja si të mbani trurin e shëndetshëm në kohë pandemie.

Dritare.net, gjatë kësaj periudhe të vështirë izolimi, ka qenë pranë ndjekësve jo vetëm nëpërmjet informimit me lajme më të reja në lidhje me pandeminë globale. Të rëndësishme në këto kohë janë edhe këshillat për tema të ndryshme, të cilat ndihmojnë për të kaluar sa më lehtë këtë situatë të vështirë. Ndaj për këtë arsye, prej dy javësh, ne ju kemi qëndruar pranë duke hapur një dritare, në mënyrë që gjithsecili të mund të komunikojë me ekspertë të shëndetit, por jo vetëm. Edhe instruktorë palestre, apo njerëz të apasionuar pas kuzhine të cilët ju këshillojnë dhe ju ndihmojnë ta kaloni sa më lehtë qëndrimin tuaj në shtëpi.

Megi Koçiaj, studente e shëndetit mendor, në një video live, në Dritare.net, ka dhënë këshillat e saj, se si ta mbani trurin të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe karantinimi.

Ja si të mbani trurin e shëndetshëm në kohë pandemie.

4 këshilla kryesore për të përballuar pandeminë nga Megi Koçiaj:

Kryesoja në një pandemi, është që frika dhe injoranca mund të sjellin panik dhe sjellje të pakontrollueshme që mund të ketë pasoja për të gjithë shoqërinë. Ky veprim, shprehet Koçiaj, quhet ndryshe teoria e ngjitjes emocionale. Pra njerëzit tentojnë të imitojnë sjelljet e masës, sidomos në një periudhë stresuese. Ajo që ka rëndësi, dhe që i vihet fort theksi, është se cilat modele përzgjedhim ne të ndjekim. Nëse ndjekim njerëz pozitivë, ne priremi të sillemi si ato, dhe po kështu të ndikojmë te të tjerët.

Së dyti paniku për të panjohurën është normale. Ndaj për këtë rast është shumë e rëndësishme, që të ndiqni vetëm ekspert. Të lexoni në burime të sigurta, në këtë moment është një ndikues i rëndësishëm në këtë moment.

Së treti ne mund të marrim shembull nga vendet e tjera, të cilët kanë kaluar një epidemi, por jo të kopjojmë sjelljen e tyre. Pasi gjithçka varet nga faktorët sociale, ekonomikë apo kulturorë. Që do të thonë, në këtë periudhë mund të mësojmë nga italianët por jo të kopjojmë ata.

Së fundmi, krijoni një rutinë për të mbajtur trurin të shëndetshëm. Kini kujdes me gjumin, pasi është e nevojshme që të furnizoheni me gjumë. Lexoni, bëni, aktivitete, dhe programoni çdo ditë. Kështu do ta ndjeni më pak izolimin dhe do të keni më pak akth apo stres për situatën e krijuar. Pra nëse ushtroni trurin, do të dilni akoma më të shëndetshëm nga karantinimi.

Pyetjet e Drejtuara nga lexuesit e Dritare.net.

A duhet të konsumojmë ilaçe për ankthin këto kohë?

Ja si të mbani trurin e shëndetshëm në kohë pandemie.

Kini shumë kujdes me ilaçet e ankthit, gjithmonë duhet t’i merrni me recetën e mjekut. Është mjaft e vështirë të shkëputesh prej tyre më vonë. Si çdo ilaç, edhe ato kanë shumë efekte anësore. Përdorimi i tyre në një periudhë të shkurtër, në bazë të studimeve tregojnë se nuk është negativ, por është e vështirë shkëputja ndaj këtyre ilaçeve.

Si duhet të ushqehemi këto kohë?

Kjo është shumë e rëndësishme. Por mbi të gjitha, më shumë se kjo është mbingopja me vitamina. Që do të thotë nëse trupi juaj nuk ka nevojë për hekur, dhe ju pini hekur, kjo nuk ju ndihmon aspak. Ndaj duhet të keni kujdes me çdo vitaminë që merrni.

Si mund t’ua shpjegojmë fëmijëve këtë situatë që as ne të rriturit nuk po e kuptojmë?

Si në rastin e tërmetit, dua të përsëris një këshillë. Prindërit duhet që si fillim të stërvitin veten, pasi u përcjellin fëmijëve shqetësim. Në krye të herës shpjegova ngjitjen emocionale, dhe fëmijët kanë një intuitë të jashtëzakonshme dhe e kuptojnë shumë shpejt kur diçka nuk shkon. Duhet ju si fillim të jeni mirë, që fëmijët të jenë mirë.

Ja si të mbani trurin e shëndetshëm në kohë pandemie.

Vitamina C duhet të merret nëpërmjet ushqimeve apo kokrrave?

Suplementet nuk janë farë të nevojshme, nëse ushqeheni mirë ndaj, nuk janë të domosdoshme. Ushqehuni mirë, dhe nuk ka përse të konsumoni vitamina përmes kokrrave./L.F-dritare.net