Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja pse duhet t’i masazhoni këmbët para gjumit!

Ja pse duhet t’i masazhoni këmbët para gjumit!

Një nga teknikat mjekësore më të dobishme dhe efikase është terapia e masazhit, sepse presioni që ushtrohet mbi trup ç’tensionon dhe relakson mendjen dhe trupin.

Refleksologjia është një pjesë e terapisë se masazhit, e cila tregon se masazhi në pika të veçanta të trupit, sidomos te këmbët dhe duart, mund të ketë një efekt të mirë mbi shëndetin tuaj.

Masazhimi i disa pikave të veçanta te këmbët lidhet drejtpërdrejt me organe të ndryshme të trupit dhe trajton probleme shumë specifike; zvogëlon stresin, jep relaksim, madje edhe rrit dëshirën seksuale.

Ja pse duhet t’i masazhoni këmbët para gjumit!

Përveç kësaj, masazhi i këmbëve trajton sëmundje të ndryshme si: përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon për një gjumë të qetë, rregullon ekuilibrin e tretjes, trajton edemën gjatë shtatzënisë dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

Për shembull, masazhi te gishti i madh ka efekte të drejtpërdrejta në tru dhe mushkëri dhe presioni mbi gishtin e dytë, të tretë dhe të katërt lehtëson dhimbjen e një dhëmbi. Gjithashtu, masazhi te gishti i vogël, lehtëson dhimbjen e veshit. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e të gjitha përfitimeve që keni nëse masazhoni këmbët./L.F-dritare.net