Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja disa mënyra si të flisni me të rinjtë rreth seksit!

Ja disa mënyra si të flisni me të rinjtë rreth seksit!

Dritarja e Doktorit i kushtoi një puntatë informacionit mbi kontrollit gjinekologjik, si diçka që duhet konsideruar si një detyrim ndaj shëndetit. Intimiteti shton forcën seksuale dhe mendore. Ai e ngre në nivele të larta aktivitetin hormonal, ndërkohë që hormonet ndihmojnë trupin të mbetet i shëndetshëm.

“Ajo që ne rekomandojmë sot është përdorimi i seksit të sigurt, që do të thotë të ruajnë veten e tyre, të shkojnë me partner të kontrolluar, të përdorin prezervativ. Është thirrja që mund t’ju bëjmë të gjithë të rinjve sot. Është në dorën e tyre të jetojnë jetën e vetë por është pikërisht në dorën e tyre që ata të mbrojnë jetën dhe shëndetin e tyre riprodhues.

Kjo fillon që në mosha të vogla,normalisht unë kam lexuar psikologji franceze, që fillon në moshën 4-5 vjeçare duke i treguar organet gjenitale të mashkullit dhe të femrës, që i tregon sesi brenda trupit ose organizmit të mamit po zhvillohet një bebe, sesi ndodh që babi do t’i dhurojë spermatozoidin mamit që të krijohet një motër ose vëlla dhe të gjitha këto bëhen që në mosha të vogla. Ndërsa periudha e adoleshencës unë mendoj se nuk është detyrë jo vetëm e shkollave por edhe e prindërve për të biseduar me vajzat dhe me djemtë e tyre në lidhje me këtë temë.

Një mikesha ime më pyeti sesi mund të fliste me djalin për këto tema. Unë i sugjerova t’i jepte një material për infeksionet seksualisht të transmetueshme për ta përkthyer me justifikimin se ia kërkonin në punë dhe do të paguhej për këtë. Dhe kështu ndodhi. Dhe të nesërmen ai fëmijë filloi të bisedonte me shokët për këtë temë dhe t’i përhapte pra propagandën sesi ato të jenë normal në shëndetin e tyre riprodhues. Kjo është një metodë por ka plot të tjera dhe nënat duhet të flasin sidomos me vajzat që në momentin që atyre iu vijnë menstruacionet që ato të jenë të përgatitura.

Shpesh vajzat janë të përgatitura për ardhjen e menstruacioneve nga shoqet e tyre ose nga motrat e tyre por asnjëherë nga prindërit e tyre dhe kjo nuk është e drejtë sepse duhet t’i tregosh vajzës tënde që ty do të vijnë menstruacionet dhe se ti do të ndryshosh diçka në jetën tënde është normale” u shpreh mjekja Keta./Xh.Xh/dritare.net