Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja çfarë paralajmërojnë dhimbjet e kyçeve në trupin tonë!

Ja çfarë paralajmërojnë dhimbjet e kyçeve në

Mjekja reumatologe, Liljana Loci në një intervistë për Dritare TV ka treguar disa nga simptomat e para që shfaqen nëse kemi probleme me reumatizmën, kujdesi që duhet të tregojmë dhe suplementet dhe ilaçet që mund të përdorim.

Loci tregoi se çfarë paralajmërojnë dhimbjet e kyçeve në trupin tonë ku theksoi se shpesh këto shkaktohen nga lodhja e tepërt, deficite të kripërave minerale dhe vitaminave. Sakaq shtoi se po ashtu dhimbjet e kockave mund të shkaktohen edhe nga një anemi apo patologji virale dhe bakteriale, që mund të mos jenë diagnostikuar.

“Jo çdo dhimbje e kockave lidhet me reumatizmin. Ne hasim shpesh kur pacientët ndjejnë dhimbje kockash drejtohen tek reumatologu, por nuk është gjithmonë kështu. Një dhimbje artikulacioni, mund të vijë edhe nga një tejlodhje, deficite të kripërave minerale apo vitaminave, anemi, apo patologji virale ose bakteriale të padiagnostikuara. Jo çdo lloj dhimbje referohet si reumatizëm.

Nëse kemi dhimbje muskujsh të zgjatur në kohë, atëherë mund të drejtohemi tek specialisti. Gjatë pandemisë ka pasur shumë raste, lidhur me dhimbjet e muskujt dhe të eshtrave, ishin shenja të reja. Sistemi muskul-skeletor ishte më i prekur, por duhet pritur dhe parë si evolon por gjithmonë në ndjekje të specialistit. Shumë të sëmurë marrin mjekime pa u drejtuar tek specialisti, për dhimbje të ngjashme pyesin të afërmit dhe kjo është diçka e gabuar. Pasi jo çdo dhimbje mjekohet njësoj, duhet gjetur shkaku, jo vetëm të përdorim qetësues”, tha mjekja./M.K-dritare.net