Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja çfarë nuk duhet të konsumoni në darkë, për një gjumë të rehatshëm!

Ja çfarë nuk duhet të konsumoni në darkë, për

Uji është një nga elementët më të rëndësishëm për trupin e njeriut. Kur ju nuk pini mjaftueshëm, trupi juaj bëhet i dehidratuar, gjë që ju bën të ndiheni të dobët dhe zvogëlon motivimin, informon dritare.net.

Në darkë nuk është e rekomandueshme që të pini ujë, sepse rrezikoni të prishni regjimin tuaj të gjumit.

Pirja e ujit para gjumit, mund të bëjë që ju të zgjoheni shpesh, për të shkuar në tualet. Prodhimi i urinës gjatë natës ulet, duke bërë që ju të flini të paktën 6 orë pa ndërprerje. Por kur ju pini ujë, cikli ndryshon, duke u bërë më i shpeshtë, informon dritare.net.

Pasojat janë zinxhir. Privimi i gjumit mund të sjellë rrezik në shëndetin e zemrës tuaj. Mungesa e gjumit ndikon në rritjen e tensionit, rritjen e kolesterolit në gjak dhe shtimin në peshë. Mosha gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Sa më i vjetër të jeni, aq më shumë gjasa ka që në tualet të shkoni më shpesh, nëse pini ujë para gjumit./L.F-dritare.net