
ISHP: Ja disa këshilla si ta përballojmë stresin nga Covid-19!
Dritare.net
Është tejet normale të stresohemi gjatë kësaj periudhe të luftës me koronavirusin. Disa kanë stres leku e pune, të tjerë shëndeti, të tjerë stres pasi janë mbyllur në shtëpi. Por si ta përballojmë gjithë këtë stres që po na shkakton koronavirusi?
Instituti i Shëndetit Publik ka postuar në faqen e Facebook-ut, disa këshilla për menaxhimin e stresit.
-Është normale të ndihet shqetësim, konfuzion apo frikë në një situatë të tillë. Biseda me njerëz te të cilët besoni, mund t’ju ndihmojë. Kontaktoni me miqtë dhe familjarët!
-Ndërgjegjësohuni që jo gjithçka që dëgjoni lidhur me virusin mund të jetë e vërtetë. Referojuni burimeve serioze të informacionit, të tilla si: OBSH dhe agjencive zyrtare të shëndetit.
-Kufizoni shqetësimin nga materialet stresuese në medie, duke ulur kohën që ju dhe familjarët shpenzoni në materiale mediatike të perceptuara si shqetësuese.
-Përcaktoni aftësitë që keni përdorur në të shkuarën për menaxhimin e situatave të vështira dhe përdorini ato për menaxhimin e emocioneve gjatë kësaj situate.
-Nëse duhet të qëndroni në shtëpi ruani një stil jetese të shëndetshëm, përfshirë: gjumin, aktivitetin fizik dhe kontaktet sociale përmes internetit.
Menaxhoni emocionet në mënyrë të shëndetshme! Nëse ndiheni të mbizotëruar nga situata, këshillohuni me një specialist! Përgatisni një plan se ku të shkoni dhe si të kërkoni ndihmë për shëndetin fizik dhe atë mendor./K.C/dritare.net

















