Na ndiqni edhe në

Shëndet

Imunoterapia mbron pacíentët me kancer nga Covíd-19

Imunoterapia mbron pacíentët me kancer nga Covíd-19

Që nga fillimi i pàndemisë, onkologjia botërore ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur pacíentët me kancer. Si njerëz me shëndet të dobët, supozohet se ata janë më të rrezíkuar nga vírusi dhe mund të sëmuren më rëndë sesa popullata mesatare, për një serë shkaqesh, përfshirë gjendjen imunosupresive të shkaktuar nga vetë tumori dhe nga trajtime të tilla si kimioterapia dhe radioterapia. IEO dhe Instituti i Shëndetit të Torinos zhvilluan një studim për pacíentët me melanoma dhe karcinomë qelizore skuamoze kutane dhe efektet e imunoterapisë tek ata.

"Deri dje kishte pasiguri në lidhje me efektet e imunoterapisë në kontekstin e Covíd-19. Nga njëra anë ishte e mundur që të rritej faza e hiperaktivitetit imun të shkaktuar nga vírusi, nga ana tjetër, do të stimulonte kontrollin imunologjik të ínfeksioneve virale. Ne e kemi demonstruar këtë hipotezë të dytë, jo vetëm në pacíentët me melanoma metastatike por edhe në ata me karcinomë qelizore skuamoze kutane, një tumor shumë më i rrallë në formën e tij lokalisht të përparuar dhe metastatik dhe për pasojë më pak i studiuar. Nga 169 pacíentë me melanoma të fazës III dhe IV, të trajtuar kryesisht me Nivolumab, Pembrolizumab dhe Ipilimumab në periudhën janar-prill 2020, vetëm një ka rezultuar pozítiv me SARS-CoV-2 dhe nuk pati símptoma. Një rezultat shumë i rëndësishëm sepse tregon se këta pacíentë nuk kanë pse të heqin dorë nga shpresa e imunoterapisë për shkak të vírusit. Nuk ka asnjë arsye për të pezulluar ose shtyrë këtë trajtim që shpëton jetë, veçanërisht tani që qendrat e specializuara të kancerit, të tilla si IEO, janë riorganizuar në mënyrën e sigurt për Covíd-19.”,-thotë një nga pjesëtarët në studim, mjekja Paola Queirolo./K.C/dritare.net