Na ndiqni edhe në

Shëndet

Hipertensioni/ Lëngu që ul presionin e gjakut, ushqimi i samurait! 

Hipertensioni/ Lëngu që ul presionin e gjakut, ushqimi i


Një lëng i veçantë, me teksturë të përqendruar, që vjen nga një larmi e caktuar kumbullash duket se është përgjigja për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, një gjendje që prek dhjetëra mijëra njerëz dhe kërcënon shëndetin në mënyra të ndryshme. Korrelacioni i ri shkencor është analizuar në një studim të publikuar në Hypertension Research.

Përkundër faktit se sot ekzistojnë disa trajtime, shumë njerëz janë ende në rrezik për shkak të hipertensionit, i cili është shoqëruar nga rreziqe të ndryshme shëndetësore, si sulmi në zemër, goditje në tru dhe dështimi i zemrës, të gjitha gjendjet që mund të çojnë në vdekje.

"Ilaçet vetëm nuk janë të mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te pacientët me hipertension.", tha studiuesi kryesor Satoru Eguchi, një profesor në Qendrën e Kërkimeve Kardiovaskulare, Qendrën Kërkimore të Trombozës Sol Sherry dhe Qendrën Kërkimore të Sëmundjeve Metabolike në Shkollën e Mjekësisë Lewis Katz. "Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, ne studiuam efektet e mundshme që bainiku-ekisu, një koncentrat japonez i lëngut të kumbullës, mund të ketë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare," shpjegoi ai.

Është një frut i quajtur Umeboshi, që do të thotë ume e tharë (një lloj kumbulle jeshile aziatike). Në formën e tij të papërpunuar, përmban toksina që e bëjnë atë të papërshtatshëm për konsum të sigurt. Për këtë arsye, njerëzit zakonisht e përpunojnë Ume-në, duke e shtuar atë në lëngje ose verëra, me qëllim që ta konsumojnë atë në mënyrë të sigurt dhe të korrin të gjitha përfitimet e vlefshme që ajo ofron për shëndetin e njeriut. Madje thuhet se ky frut i veçantë konsumohej nga samurai si tonik për trupin e tyre para çdo beteje.
Bainiku-ekisu, lëngu i koncentruar i marrë nga frutat, nuk është një shpikje moderne, por është konsumuar në Japoni si një shtesë shëndetësore që nga shekulli i 18-të.

Disa prova sugjerojnë se ky lëng mund të jetë mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës. Një seri studimesh eksperimentale arritën në përfundimin se bainiku-ekisu ishte në gjendje të dobësonte shenjat hipertensive të angiotensin II, një hormon qarkullues që luan një rol kyç në presionin e lartë të gjakut.

Gjatë një studimi mbi kafshët, studiuesit zbuluan se koncentrati japonez i lëngut të kumbullës mbron sistemet vaskulare të kafshëve nga dëmtimi i shkaktuar nga angiotensin II. Përveç kësaj, hipertrofia e aortës në zemër ishte minimale në krahasim me kafshët që pinin vetëm ujë. Koncentrati gjithashtu dobësoi infiltrimin e qelizave të sistemit imunitar që normalisht do të çonte në inflamacion, i cili gjithashtu lidhet me hipertensionin./K.C/dritare.net