Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Harrojeni matchan. Një tjetër pije u bë trend!

Harrojeni matchan. Një tjetër pije u bë trend!

Pas suksesit të madh të matcha-s, një tjetër pije japoneze po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në Britaninë e Madhe: hojicha. Çaji i pjekur japonez po shfaqet gjithnjë e më shpesh në menutë e kafeneve londineze, sidomos në formën e latte-ve të ftohtë dhe ëmbëlsirave.

Hojicha është një çaj jeshil i pjekur në temperatura të larta, me aromë të veçantë dhe shije të butë arrash. Ndryshe nga matcha, ai ka më pak kafeinë dhe një shije më pak të hidhur.

Harrojeni matchan. Një tjetër pije u bë trend!

Sipas restorantes japoneze Koya, hojicha tradicionalisht konsumohet pa qumësht apo ëmbëlsues, por trendi i ri në Britani po e sjell atë në versione moderne si hojicha latte apo akullore hojicha.

Zinxhiri londinez Jenki raportoi se shitjet e hojicha latte të ftohtë u rritën me 55% gjatë muajve të parë të vitit krahasuar me një vit më parë.

Harrojeni matchan. Një tjetër pije u bë trend!

Ndërkohë, mania për Matcha vazhdon të dominojë rrjetet sociale dhe kafenetë britanike. Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar kanë katërfishuar shitjet e pluhurit matcha gjatë vitit të fundit, ndërsa zinxhirë si Greggs tashmë e kanë futur në menu.

Harrojeni matchan. Një tjetër pije u bë trend!

Megjithatë, shumë konsumatorë mendojnë se matcha po humbet autenticitetin për shkak të shtimit të shurupeve dhe aromave të ndryshme vetëm për efekt estetik dhe “Instagram”.

Harrojeni matchan. Një tjetër pije u bë trend!

Përveç hojicha dhe matcha, në Britani po rritet interesi edhe për pije të tjera si karak chai indian, kombucha, ube dhe mate nga Amerika e Jugut.

Harrojeni matchan. Një tjetër pije u bë trend!

Ekspertët e tregut të çajit thonë se trendet e reja po ndikohen nga dëshira e të rinjve për alternativa ndaj alkoolit dhe kafesë, si dhe nga interesimi për pije me përfitime funksionale për shëndetin.

“Është një kohë e mirë për çajin”, thonë pronarët e kafeneve britanike, ndërsa tregu vazhdon të eksperimentojë me shije dhe kultura të reja nga e gjithë bota./L.F-dritare.net