Gjërat që s'duhet të bëni para se të shtriheni, nëse vuani nga pagjumësia
Dritare.net
Nëse keni probleme me pagjumësinë, ne të dritare.net ju sugjerojmë ta lexoni këtë artikull sepse vetëm kështu do zbuloni arsyet e netëve pa gjumë.
Mos pini ilaçe para gjumit. Ne shpesh për të na zënë gjumi përdorim qetësues, por kjo nuk është zgjidhja ideale pasi këto ilaçe shkaktojnë shumë lodhje.
Ne mendojmë se dushi na bën mirë para gjumit dhe në mendjen tonë është fiksuar se jemi më të qetë nëse bëjmë një dush para se të flemë, por në fakt është krejt e kundërta, dushi na nxjerr gjumin.
Sigurisht që nuk duhet të konsumoni ushqime apo pije që përmbajnë kafeinë, sepse në këtë mënyrë do rrini gjithë natën zgjuar.
Gjithashtu mos hani ushqime të thata. Nëse do ndiqni këto rregulla, do flini gjithmonë rehat dhe s’do keni shqetësime./K.C/dritare.net