
Lufta kundër kolesterolit, me gjasë do të fitohet më lehtë pasi tashmë shkecëtarët kanë gjetur një ilaç mjaft efektiv kundër kësaj sëmundjeje. NHS England thotë se inclisiran që mund të injektohet dy herë në vit, shpëton rreth 30 mijë njerëz brenda një dekade. Çmimi i ilaçit është 2 mijë paund për dozë. Ky ilaç mund të ulë yndyrën në gjak, ndërsa shumë ilaçe të tjera me një çmim më të lirë, nuk kanë qenë fort efektive.
Mbikëqyrësi i shëndetit NICE po e rekomandon atë si një opsion për njerëzit që tashmë kanë pësuar një goditje në tru ose sulm në zemër dhe nuk po i përgjigjen trajtimeve të tjera për uljen e kolesterolit.
Ekspertët shpresojnë se do të ndihmojë në uljen e rrezikut të tyre nga goditje të tjera, që mund t’i marrin jetën. Edhe pse ende nuk ka prova afatgjata nga studimet, ata besojnë se ia vlen të rekomandohet bazuar në dëshmitë ekzistuese. Më shumë se dy në pesë njerëz në Angli mendohet të kenë kolesterol të lartë dhe rreth 6.5 milionë të rritur po marrin ilaçe, të quajtura statina, për të ndihmuar në uljen e tij.
Zena Forster, 65 vjeç, nga Newcastle, ka pësuar një goditje në tru dhe një sulm në zemër . Nivelet e kolesterolit të saj janë gjithmonë të larta, pavarësisht marrjes së statinave.
Ilaçi i ri ishte "lajm i mirë" për njerëz si ajo, tha zonja Forster.
Çfarë është kolesteroli?
Kolesteroli është një substancë yndyrore që gjendet në disa ushqime dhe gjithashtu prodhohet në mëlçi. Ekzistojnë lloje të ndryshme, por kolesteroli i tepërt "i keq" me densitet të ulët (LDL) mund të bllokojë arteriet, duke rritur rrezikun e problemeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Shkaktohet kryesisht nga ngrënia e ushqimit me yndyrë, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha, pirja e duhanit dhe pirja e alkoolit. Mund të jetë gjithashtu e trashëguar. Ndërsa statinat , të cilat merren çdo ditë, ngadalësojnë prodhimin e kolesterolit në mëlçi./L.F-dritare.net

















