Gjashtë sekrete për të përshpejtuar metabolizmin!
Dritare.net
Me kalimin e kohës, numri i kalorive që djegim zvogëlohet dhe metabolizmi ynë ngadalësohet. Megjithatë, ka disa truke ushqyese që do të na ndihmojnë t'i japim pak nxitje metabolizmit të trupit. Në çdo rast, është mirë të kufizojmë sadopak, sasinë e zakonshme që konsumojmë dhe të shmangim një jetë sedentare për një metabolizëm më aktiv.
Si të keni një metabolizëm më të shpejtë!
Ne hamë gjithmonë mëngjes: Hamë mëngjes dhe kemi më shumë kalori deri në kohën e vaktit të radhës, krahasuar me dikë që e anashkalon atë. Kjo ndoshta për shkak se metabolizmi ngadalësohet gjatë gjumit dhe mëngjesi shkakton rikthimin e tij në normalitet.
Vaktet e vogla dhe të shpeshta rritin ritmin e metabolizmit sepse i japin trupit tonë mundësinë të djegë më shumë kalori për procesin e tretjes. Për këtë arsye preferohen gjashtë vakte të vogla në ditë sesa tre të mëdha.
Jo dietave të vështira: Dietat që premtojnë humbje të madhe në peshë në pak ditë janë armiq të metabolizmit. Është vënë re se shumë shpejt njeriu i rifiton kilogramët e humbur, ndoshta edhe më shumë, por me një diferencë të konsiderueshme. Ndërsa kilogramët që ai humbet përbëhen nga yndyrë, lëngje dhe inde muskulore, kilogramët që ai rifiton janë kryesisht yndyrë. Ju kujtojmë se sa më shumë yndyrë të ketë në trup, aq më pak digjet.
Preferojmë proteinat: Duke ngrënë proteina mund të kemi një “fitim” prej 150-200 kalori në ditë. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndjekim një dietë proteinike, por që të paktën 15% e kalorive ditore duhet të vijnë nga burime proteinash me pak yndyrë, p.sh. djathë me pak yndyrë, një kanoçe të vogël ton, një vezë të zier, disa arra pa kripë.
Gjumi adekuat: Kur nuk flemë mjaftueshëm, trupi ynë lodhet, kështu që nuk mund të kryejë funksionet e tij siç duhet, siç është djegia e yndyrës.
Sport, sport, sport! Falë ushtrimeve mund të djegim edhe 15% më shumë kalori, ndërsa sa më shumë të ngulmojmë aq më shumë do të rritet kjo përqindje. Dy ushtrimet aerobike p.sh. ecja dhe anaerobe janë mënyra më e mirë për të shpejtuar metabolizmin për dy arsye: sepse djegim kalori gjatë stërvitjes, por edhe sepse trupi ynë bëhet më muskulor duke djegur më shumë kalori edhe kur jemi ulur./K.C/dritare.net