Na ndiqni edhe në

Shëndet

Gabimet që duhet të shmangim patjetër, kur përdorim celularin!

Telefoni është një mjet komunikimi që të gjithë e mbajmë pothuajse gjatë gjithë ditës në dorë. Po jo vetëm kaq, tashmë është bërë dhe shoqërues gjumi. Madje, me shumë mundësi, edhe këtë artikull, po e lexoni shtrirë në krevat me celular.

Ne e dimë që është një mjet i domosdoshëm, por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm në 5 gjëra, që të mos i bëni më gabim, për të mos patur pasoja në shëndet.

Mos flini me celular

Gabimet që duhet të shmangim patjetër, kur përdorim

Një celular është transmetues dhe marrës elektromagnetik. Kjo do të thotë se lëshon valë radioaktive, të cilat ndikojnë në tru nëse ekspozoheni gjatë. Nëse nuk e ndani dot prej vetes, të paktën vendoseni në ‘fly mode’.

Ekspozimi ndaj dritës blu

Gabimet që duhet të shmangim patjetër, kur përdorim

Drita e ekrani dëmton melatoninë, hormonin që rregullon ciklin tuaj të gjumit dhe është një nga arsyet pse nuk duhet ta mbani gjatë natës në kontakt me sytë gjatë natës. Drita blu shkakton dhimbje koke dhe probleme me shikimin, informon dritare.net.

Mbajtja në kontakt me lëkuren

Gabimet që duhet të shmangim patjetër, kur përdorim

Janë bërë disa studime që kanë pasur në fokus lidhjen mes celularit dhe kancerit, sidomos për valët, që e nxehin telefonin tuaj. Lëkura e thith nxehtësinë sa herë ju e vini celularin në kontakt me të.

Edhe pse nuk ka efekte të tjera të provuara të rrezatimit të frekuencës radiofonike në trupin e njeriut, ne e dimë që raporti i absorbimit zvogëlohet në mënyrë dramatike kur mbani një distancë midis jush dhe telefonit tuaj.

Qëndrimi juaj kur shikoni në celular

Gabimet që duhet të shmangim patjetër, kur përdorim

Është fakt i njohur se përdorimi i telefonit celular dëmton gishtin e madh, por ju duhet të dini që kur përkulni qafën përpara ekranit, tensioni në shtyllën kurrizore rritet gradualisht. Sa më shumë koha kalon, pesha e qafës tuaj është më e madhe sesa pesha e kokës. Kjo shkakton dhimbje në qafë, prandaj mbajeni atë sa më drejtë kur shikoni celularin./E.B-dritare.net