Na ndiqni edhe në

Shëndet

Fiqtë e detit, frutat magjikë për shëndetin që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj!

Fiqtë e detit, frutat magjikë për shëndetin që nuk

Dhurata e Lugës së Argjendtë ndau me ndjekësit në Instagram një frut magjik dhe plot vlera ushqyese për trupin e njeriut. Fiqtë e detit që kultivoheshin më parë nga Vunoi i Vlorës, në Konispol. Më poshtë keni disa nga vetitë e fiqve të detit, frutit me vlera të jashtëzakonshme për shëndetin.

“Dikur, në fshatin Tragjas të Vlorës, me bimën e Fiqve të Detit, tragjasjotët ndanin sinorët/kufijtë e kullotave të bagëtisë dhe ato pak toka me të mbjella. Vetë Bregu i Shqipërisë, i ka të kultivuar Fiqtë e Detit gjithandej në mënyrë spontane dhe banorët e tij, nga Vunoi deri në Konispol, i përdornin Fiqtë e Detit edhe si frut për t'u ngrënë. Do të ishte mirë që ky frut i jashtëzakonshëm në vlera, të përdorej si lëng frutash, apo dhe si tul (mos ia hiqni farat sepse përveç faktit që ndihmojnë në jashtëqitje, ofrojnë vlera të jashtëzakonshme ushqimore). Por Fiqve të Detit nuk u shfrytëzohen vetëm frutat por edhe gjethet e kaktusit, të cilat pasi pastrohen nga lëkura dhe gjembat, mund të gatuhen si çdolloj perim i zakonshëm. Janë kaq të dobishëm për shëndetin tonë sa nuk di!
Dhe ja ku bën mirë: Detoks i mirë për trupin, dezinfektues sidomos në infeksionet urinare. Frut i pasur në vitamina A, B1, B2, B3, B6, dhe C. Përmban 85.5% ujë, 3,5 % fibër dhe vetëm 0.5 % yndyrë të pangopur. Super për diabetikët dhe parandalimin e osteoporozës, kapsllëkut dhe parazitëve në fëmijë.”/dritare.net

Fiqtë e detit, frutat magjikë për shëndetin që nuk