Na ndiqni edhe në

Shëndet

FDA autorizon dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

FDA autorizon dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA autorizoi dozën e tretë të vaksinës së Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit për ata persona që kanë imunitet të dobët. Sipas FDA-së doza e tretë do të përdoret në SHBA për personat që kanë bërë transplante organesh ose të tjerë që vuajnë nga sëmundje kritike dhe kanë imunitet të dobët. Vendimi i FDA-së erdhi një ditë para se komiteti këshillues i pavarur i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të nisë shqyrtimin dhe të rekomandojë përdorimin e dozës së tretë.

Nga fillimi i muajit shtator agjencia e shëndetit pritet të japë miratimin e plotë për vaksinën e Pfizer-BioNTech.

“Një dozë shtesë mund të ndihmojë në rritjen e mbrojtjes për këta individë, që është e rëndësishme tani që varianti Delta po përhapet më shumë. Pas vendimit të FDA-së, CDC-ja do të mbajë një takim të komitetit të saj këshillues mbi praktikat e imunizimit për të diskutuar këtë çështje dhe për të ofruar njohuritë dhe rekomandimet e ekspertëve. Ne nuk besojmë se të tjerët, të moshuar ose jo të moshuar që nuk janë të imunizuar kanë nevojë për një vaksinë pikërisht në këtë moment, por ky është një proces dinamik dhe të dhënat do të vlerësohen.”, thanë ekspertët e FDA-së./K.C/dritare.net