Atletët profesionistë ndjekin një dietë të ekuilibruar me vlerat e duhura ushqyese, që rezultati i ushtrimeve të jetë i dukshem. Por, ju nuk duhet të ndiqni me përpikmëri gjithçka bëjnë ata, por duhet të bëni diçka të ngjashme nëse doni të arrini qëllimin tuaj. Studimet tregojnë se efikasiteti i stërvitjes varet nga ushqimet që ne hamë, prandaj më poshtë dritare.net do ju tregojë se çfarë duhet të hani, para, gjatë dhe pas trajnimit.
Para stërvitjes
Nutricionistët rekomandojnë që 1-4 orë para stërvitje të hani karbohidrate cilësore. Konsumimi i karbohidrateve përmirëson ndjeshëm performancën tuaj në stërvitje. Rekomandohet, pak ushqim me yndyrë, sanduiç, banane, kos, makarona etj. Sigurohuni që të keni pirë ujë mjaftueshëm. Asnjëherë mos u stërvisni me stomakun bosh.
Çfarë të hani gjatë stërvitjes
Më e rëndësishmja gjatë stërvitjes, është të hidratoheni. Nëse jeni stërvitur 45 minuta, ju duhet të pini patjetër ujë. Por nëse do të stërviteni akoma më shumë, duhet të hani dhe fruta ose ushqime që rrisin nivelet e energjisë.
Çfarë të hani pas stërvitjes
Pas stërvitjes rekomandohet nga ekspertët një vezë e zier e cila përmban proteina dhe të pini sërish ujë, që trupi të hidratohet./E.B-dritare.net