
Çfarë hedhin gastroenterologët në kafenë e tyre për të mbrojtur zorrët!
Dritare.net
Nëse ju ka ardhur në mendje qumështi, atëherë e keni gabim! As sheqer sigurisht! Një dozë të fortë dhe antioksidante energjie, për ta nisur pozitivisht ditën, kërkojnë ata që nuk mund ta imagjinojnë më jetën e tyre pa një gllënjkë kafe. Nuk janë të paktë ata që e bashkojnë me qumësht, për të shmangur sheqerin dhe për të zbutur shijen e hidhur. Por a keni menduar ta provoni me disa lugë kakao?
Kafeja tashmë është vërtetuar shkencërisht se favorizon funksionin e zorrëve, pasi është e pasur me antioksidantë. "Polifenolet në kafe mund të ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve, duke rritur aktivitetin dhe duke kufizuar aktivitetin e baktereve të dëmshme." vëren Dr. Joseph Salhab, një gastroenterolog. Kur kombinohet me kakaon, efekti antioksidant shumëfishohet dhe kakao ka një përmbajtje të lartë polifenolesh.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, stresi oksidativ dhe çekuilibri në mikrobiomën e zorrëve mendohet se janë faktorë kyçë të problemeve gastrointestinale si sëmundjet inflamatore të zorrëve, të cilat shkaktojnë simptoma të tilla si diarre, dhimbje stomaku, jashtëqitje të përgjakshme, humbje peshe dhe lodhje.
Sipas një studimi të fundit, të botuar në Antioxidants, polifenolet mund të zvogëlojnë stresin oksidativ, të nxisin diversitetin bakterial në zorrë dhe të përmirësojnë përgjigjet imune të trupit.
Një tjetër veti e rëndësishme e kafesë me kakao që ndihmon në funksionimin e zorrëve është përmbajtja e lartë e fibrave. Një lugë gjelle pluhur kakao përmban 2 gram fibra, duke përmbushur një pjesë të qëllimit tuaj prej 25 deri në 38 gram fibra në ditë duke shtuar një ose dy lugë kakao në filxhanin tuaj të mëngjesit.
Në fund të fundit, trakti tretës ka nevojë për fibra për të mbajtur mikrobiomën e zorrëve të shëndetshme, sipas një rishikimi të botuar në Microorganisms./K.C/dritare.net

















