
Çfarë është pozitiviteti toksik dhe pse është i keq për ty!
Dritare.net
Të kesh një pikëpamje pozitive për jetën mund të jetë një gjë e shëndetshme që të ndihmon të kalosh kohë të vështira. Megjithatë, pozitiviteti mund të jetë edhe toksik, nëse është i pasinqertë dhe po shuani emocionet tuaja reale. Dhe kjo mund të dëmtojë gjendjen tuaj emocionale dhe mendore.
Mediat sociale janë një nga burimet kryesore të problemit. Në mediat sociale, njerëzit pëlqejnë të duken të përsosur dhe të ndajnë vetëm njërën anë të jetës së tyre. Shqetësimet, ndjenjat, mendimet stërmunduese nuk i shpërndajnë.
Kur shihni postime që tregojnë vetëm njerëz të lumtur, që janë gjithmonë të gëzuar për jetën e tyre, edhe pse ata mund të mos ndihen kështu në të vërtetë, ju mund të ndiheni nën presion që të dukeni si ata. Kështu që ju vendosni një maskë dhe përpiqeni të bëni sikur çdo gjë po shkon perfekt në jetën tuaj. Ju mund të ndiheni të turpëruar që jeni i trishtuar, shqetësuar, i pamotivuar ose i dëshpëruar. Kështu që vendosni të largoni emocionet negative për të vënë një maskë pozitive. Mos e bëni! Mos i fshihni emocionet tuaja, përpiquni të mos mendoni për gjërat që ju nervozojnë dhe trishtojnë. Fshehja e emocioneve reale mund t’ju çojë në stres dhe depresion.
Ndonjëherë edhe njerëzit e afërt na dëmtojnë, megjithëse me qëllimin më të mirë duan të na bëjnë të lumtur, të na gëzojnë edhe atëherë ku jemi keq. Kështu që ata mund të thonë: " Mendo pozitivisht!" ose "Mund të ishte më keq", dhe kështu ju bëheni burim i pozitivitetit toksik. Në vend të këtyre ata mund të thonë: “Ka ndonjë gjë që mund të bëj për ty. Më vjen keq që po e kalon këtë!” E rëndësishme është të mos minimizoni vuajtjet e dikujt ose të zhvlerësoni emocionet e tyre, por lërini t’i ndjejnë ato që ndiejnë, edhe nëse janë të vështira. Mjafton t'i mbështesni!/K.C/dritare.net

















