Kardiologu, Andri Çabeli për Dritare TV ka treguar se cilat janë disa nga problemet që kërcënojnë zemrën dhe se çfarë është aritmia.
Çabeli tha se aritmi nënkupton një rritëm jo normal të zemrës e cila shkaktohet nga një sërë arsye të ndryshme.
Mjeku shpjegoi se rritmi jo i rregull në zemër është i vështirë për t’u kuptuar nga se shkaktohet, por një faktor që ndikon tepër është stresi dhe ankthi të cilët prishin mirëfunksionimin e zemrës.
“Aritmia nënkupton një rritëm jo normal të zëmrës. Zemra ka një aktivitet elektrik dhe në kushte normale ritmi i zemrës është në rregull. Për arsy të ndryshme apo patologji në organizëm, si çrregullimi i funksionit të tiroides mund të kemi prishje të ritmit të zemrës. Këto aritmi janë ndër fushat më të vështira në mjekësi, pasi paraqesin një sërë rreziqesh për organizmin. Kur bëhet fjalë për aritmi duhet kuptuar nëse është problem i zemrës apo faktor tjetër.
Stresi dhe ankthi luan një rol të madh në sëmundjet kardiovaskulare. Stresi rrit vlerat e presionit arterial, edhe hipertensioni duhet trajtuar që mos shkaktojë problematika, që prek funksionin e zemrës. Të stresuarit më pak ndihmon në shëndet më të mirë të zemrës”, tha mjeku./M.K-dritare.net