
Ekspertët e shëndetit të alarmuar nga simptomat e post Covíd-19
Dritare.net
Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë të alarmuar mbi rrezíkun shëndetësor për simptomat e postkovídit, jo të zakonshme në Kinë, por duhen më shumë studime. Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, tha në një konferencë shtypi se një në dhjetë pacíentë me Covíd-19, në 38 milionë ínfeksione të regjistruara në Evropë, që nga fillimi i pandemísë, mbetet i sëmurë edhe pas 12 javësh, ose më gjatë. Kluge tha se, kjo çështje e cila ka pasoja të rënda sociale, ekonomike, shëndetësore dhe profesionale, është një përparësi për OBSH-në, informon dritare.net
Martin McKee, profesor nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se simptomat postkovíd janë një kombinim i ndryshëm i símptomave të mbivendosura, duke përfshirë dhimbjen e gjoksit dhe muskujve, lodhje, gulçim dhe mjegullinë e trurit. McKee tha se koronavírusi nuk po shkakton pneumoni, por sulmonte pjesë të tjera të trupit duke përfshirë zemrën dhe enët e gjakut, trurin dhe veshkat./K.C/dritare.net

















