Na ndiqni edhe në

Shëndet

Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar funksionin e zemrës

Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar

Ka më shumë se 7 milionë njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Shpesh e menduar si një sëmundje që merr shumë jetë burrash, por po vret edhe shumë gra.

Ka disa mënyra të thjeshta për të minimizuar rrezikun e këtyre sëmundjeve:

1 – Minimizoni përdorimin e kripës! Kripa rrit presionin e gjakut dhe përdorimi i shumtë i saj rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

2 – Bëni ushtrime gjimnastikore! Është e nevojshme që 30 minuta në ditë të bëni ushtrime gjimnastikore. Forcon zemrën.

3 – Përdorni omega 3. Pilulat omega 3 janë vaj peshku dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 2 pilula në javë janë të domosdoshme.

Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar

4 – Bëni shpesh kontrollet e zemrës. Duhet të jeni në dijeni se sa të lartë e keni presionin e gjakut.

5 – Ushqehuni me fibra. Ushqimet e pasura me fibra forcojnë zemrën.

6 – Regjimi i gjumit duhet të jetë i rregullt. Një studim ka dalë në rezultatin se personat që kanë një regjim gjumi jo të rregullt, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

7 – Përdorni vitaminën D sepse është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga zemra.

8 – Lëngu i shegës. Një studim ka treguar se një gotë lëng shege përmirëson presionin e gjakut.

9 – Stresi është një faktor i fshehtë, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Është e rëndësishme të ruani qetësinë./ K.C/dritare.net