Na ndiqni edhe në

Shëndet

Disa mënyra si të qëndroni të shëndetshëm, gjatë kësaj vjeshte!

Disa mënyra si të qëndroni të shëndetshëm,

Burimi CNN

Bëhuni gati për muajt më të vështirë gjatë pandemisë së koronavirusit. Moti i keq, hapja e shkollave, lodhja pandemike dhe sezoni i gripit, mund ta përkeqësojë shumë situatën. Parashikimet për javët në vijim, nuk duken aspak optimiste. Kjo për shkak edhe të sjelljes që na karakterizon sot. Të gjithë janë të lodhur nga këshillat për maskat dhe distancimin social, por janë të vetmet armë që kemi sot për të luftuar. Këtu janë disa mënyra, si të qëndroni të shëndetshëm përgjatë kësaj vjeshte.

1. Takoni pak njerëz

Nuk është koha për festa, bindeni veten për këtë. Komunikoni virtualisht me të gjithë miqtë tuaj, por fizikisht me pak prej tyre.

2. Mendoni pozitivisht

Kjo periudhë e tmerrshme nuk do të vazhdojë përgjithmonë. Por jini realistë, që ky nuk do të jetë dimri më i bukur që keni kaluar ndonjëherë. Nga mesi i vitit të ardhshëm, gjërat pritet të normalizohen, informon dritare.net. Kështuqë mendoni se na presin muaj të bukur, pas një periudhe jo fort të mirë. Përsërisni në mendjen tuaj, se është koha për të bërë sakrifica deri atëherë.

Disa mënyra si të qëndroni të shëndetshëm,

3. Përcaktoni rrezikun tuaj të infeksionit

Sa shanse keni të prekeni nga Covid-19? Sigurisht nuk mund ta dimë saktësisht, por bazuar në vendin ku punoni, jetoni, nëse dikush i afërm është prekur me kovid, mund të përcaktoni sa është niveli për t'u prekur nga virusi, informon dritare.net. Në çdo rast, kujdesuni të respektoni masat këshilluese.

4. Shmangni takimet në vende të mbyllura

Për shkak të motit të ftohtë, njerëzit priren të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Kjo rrit rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Pra, nëse keni mbledhje, një takim, zhvillojeni jashtë. Por vetëm sepse jeni jashtë nuk do të thotë që ju të mund mos merrni të gjitha masat paraprake të sigurisë.

Disa mënyra si të qëndroni të shëndetshëm,

5. Kini parasysh pasojat

Në fakt, shumica e infeksioneve po përhapen te festat mes të rinjve që po zhvillohen në vende private. Kini parasysh, që mund të jeni transmetues te familjarët tuaj. Për më tepër, pasojat afatgjate të koronavirusit, nuk janë të lehta. Përgjegjësia personale dhe sakrificat e vogla tani, do të shpërblehen më vonë./L.F-dritare.net