
Dermatologia Erjona Shehu: Ja disa këshilla për lëkurë perfekte!
Dritare.net
Gjendja e lëkurës sonë mund të ndryshojë shumë në varësi të faktorëve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm. Por, cili është kujdesi ideal ndaj saj? A kujdesemi ne siç duhet? Për të gjitha këto pyetje "Dritarja e Doktorit" shkoi te mjekja dermatologe Erjona Shehu, e cila na tregoi disa hapa dhe këshilla të mëtejshme se cili është kujdesi ideal për lëkurën në çdo stinë.
"Lëkura thahet nga ndryshimet ekstreme të temperaturës dhe barrierat mbrojtëse fillojnë të humbasin. Kjo bën që lëkura të humbasë më tepër ujë dhe ne shohim që lëkura skuqet, ose nis të mbulohet me disa lëkurëza të bardha që e shqetësojnë pacientin.
Por janë disa hapa shumë të thjeshtë në mënyrë që ne të parandalojmë tharjen e lëkurës. Duke nisur që na mos larja me ujë të nxehtë apo shumë të ftohtë. Midis ujit të ftohtë dhe të vakët, duke e përgatitur lëkurën edhe për temperature të ulta. Duhet vendosur kremi mbrojtës brenda tre minutave të para se të dalim nga shtëpia.
Njohja e tipit të lëkurës, një lëkurë e thatë dhe e ndjeshme, e çelët apo e grunjtë, janë tipologji që kërkojnë një përkujdesje të shtuar. Prandaj përkujdesja duhet të nisi që me larjen e lëkurës. Duhet të jetë një larje dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë.
Mbrojtjen nga dielli e mendojmë si diçka që duhet bër vetëm gjatë verës, porn ë vendet s ii joni që ditët me diell janë të shumta, duhet të bëjmë një kujdes gjatë gjithë vitit.”,- u shpreh dermatologe Erjona Shehu./Xh.Xh/dritare.net

















