Na ndiqni edhe në

Shëndet

Brenda vitit mund të kemi një ilaç kundër kovidit!

Brenda vitit mund të kemi një ilaç kundër kovidit!

Profesori Italian Alberto Mantovani në një intervistë për Corriera della Sera rrit shpresat se brenda këtij viti mund të kemi në dispozicion një pilulë kundër kovidid. Ai tregon se ka pasur disa dështime sa i takon kurimit të kovid përmes disa ilaçeve, për shembull antiviralë të vjetër, ivermektinë, kolikinë, kombinimi azitromicinë-hidroksiklorokinë megjithëse ata kishin dhënë shpresë në studime.

A funksionon kortizoni?

“Dexamethasone ka rezultuar efektiv në rastet kur pacientët me insuficiencë të frymëmarrjes që janë në gjendje jo të lehtë për shkak të kovid dhe kanë nevojë për oksigjen. Ndërsa në kushte të tjera të dhënat sugjerojnë që mund të jetë edhe e dëmshme. Kjo thuhet qartë nga udhëzimet e IDSA (Shoqërisë Infektive të Amerikës). Drejtori i sëmundjeve infektive në Amerikë, Anthony Fauci u shpreh mjaft i shqetësuar për pacientët në urgjencë që po trajtohen me deksametazon jo në bazë të udhëzimeve. Arsyeja është se deksametazoni është një ilaç që pengon inflamacionin, por edhe përgjigjen immune. Trajtimi me deksametazon në fazën e hershme në mungesë të insuficiencës së rëndë, nuk është rekomanduar asnjëherë.

Po vitamina D?

Vitamina D rezultoi të jetë e rëndësishme për sistemin imunitar, por nuk tregoi se ajo ndihmon drejtpërdrejtë në kurimin e Covid-19.

Sa janë gjasat për të krijuar një ilaç kundër Covid-19?

Ka të dhëna interesante për strategjitë që synojnë të frenojnë molekulat si interleukinat 6 dhe 8 dhe enzimën Jak që luajnë një rol të rëndësishëm në fenomenet serioze inflamatore që ndodhin gjatë Covid. Ëndrra që kemi të gjithë është të kemi një pilulë si ato për virusin HIV, i cili është në gjendje të mbajë nën kontroll infeksionin dhe në fazën e dytë të eksperimentimit shpresat janë rritur. Nëse gjërat shkojnë mirë, deri në fund të vitit mbase do të jemi në gjendje të kemi një sërë protokollesh serioze nga të cilat mund të zgjedhim bazuar në gjendjen shëndetësore të përgjithshme të pacientit dhe fazën e infeksionit./L.F-dritare.net