BioNTech: Deri në fund të vitit 2021 do të shpërndajmë 2 miliardë dòza vàksinash!
Dritare.net
Partneri i Pfizer, BioNTech e rriti objektivin e shpërndarjes për vàksinën e tyre kundër koronàvirusit, në 2 miliardë dòza, nga 1.3 miliardë që ishte më parë, pasi ato sjellin linja të reja prodhimi dhe mund të nxirren më shumë dòza, nga një shishe. Pra nga 5 shíringa që mbusheshin nga një shishe, tani bëhen gjashtë.
"Tani besojmë se mund të japim afërsisht rreth 2 miliardë dòza në total deri në fund të vitit 2021, që përfshin etiketën e përditësuar me gjashtë dòza.",- tha BioNTech, informon dritare.net. Kompania shtoi në prezantimet e saj se, 32.9 milionë dòza ishin transportuar të dielën. Një zëdhënëse tha se 50 milionë dòza ishin prodhuar në fund të vitit 2020, siç ishte planifikuar më parë, por që dërgesat ishin mbajtur derisa të vendoseshin porosi specifike për të shmangur kohën e tepërt të magazinimit./K.C/dritare.net