Na ndiqni edhe në

Shëndet

Bima që të largon infeksionet nga trupi!

Bima që të largon infeksionet nga trupi!

Trëndafili i egër është bima çudibërëse. Për fat kjo bime rritet kudo në Shqipëri. Por zonja Vera Çeço në Delvinë që ia di shumë mirë vlerat, i mbledh dhe i shet, kryesisht jashtë vendit. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, zonja Vera e cila ka dekada që merret me mbledhjen e bimëve mjekësore dhe eksportimin e tyre, tregon më shumë për trëndafilin e egër që me siguri të gjithë e keni parë, por nuk e dini se përse është i mirë. Nja dy veti po i themi ne, largon infeksionet dhe ju ndihmon të dobësoheni. Të tjerat jua thotë Vera.

“Trëndafili i egër përmban vitaminë C. Një nga vetitë kryesore që ka është që largohen infeksionin në veshka, edhe infeksionet e tjera në trup. Ndihmon shumë edhe për t’u dobësuar. Kombinojini kokrrat e trëndafilit, me sherbelë deti dhe mollë të egra. Ziejini bashkë dhe pini sa të doni se nuk ju dëmton, veç mirë ju bën.

Veti të tjera shtesë: Kokrrat e trëndafilit të egër janë: antialergjike, kundër rrufës dhe virozëve, forcojnë sistemin imunitar, lufton dhimbjet e kyçeve nga reumatizma apo artriti.", thotë zonja Vera.

Po ju e njihni trëndafilin e egër? Nëse jo ndiqni emisionin më poshtë. Do të mësoni më shumë për trëndafilin e egër dhe qindra bimë mjekësore që mbledh dhe eksporton zonja Vera. Me siguri që do rendni për t’i marrë dhe ju siç bëri gazetarja Rudina Xhunga dhe të tjerë pasi panë emisionin./K.C/dritare.net