Na ndiqni edhe në

Shëndet

A përsëritet infarkti dhe a mund të parandalohet për të qenë jetëgjatë, flet kardiologu!

A përsëritet infarkti dhe a mund të parandalohet për të

Kardiologu, Andri Çabeli për Dritare TV ka treguar se cilat janë disa nga problemet që kërcënojnë zemrën dhe se a mund të parandalohet infarkti.

Çabeli tha se shenja e parë që paralajmëron infarktin është dhimbja e fortë e gjoksit e cila zgjat për më shumë se 30 minuta dhe ndihma e parë që duhet të jepet është që pacienti të dërgohet me urgjencë në spital.

Mjeku theksoi se ndihma mund të jepet vetëm në spital, pasi aty mund të kryhen ndërhyrjet ku ka një sërë procedurash, pasi sëmundjet e enëve të gjakut janë të vështira për t’u trajtuar.

Sakaq shtoi se rreziku që infarkti të përsëritet është i ulët nëse pacientët kujdesen për marrjen e ilaçeve dhe kontrollet e vazhdueshme, por në rast neglizhence atëherë rreziku rritet.

“Në momentin që ndodh infarkti, dhimbja e gjoksit dhe shtrëngimet janë disa nga shenjat e para. Fatkeqësisht shenja e parë e infarktit është vdekja e parë dhe pacienti nuk ka asnjë shenjë, por dhimbja e fortë e gjoksit që zgjat për më shumë se 30 minuta është alarmi kryesor. Sot prognoza e pacienteve që përjetojnë infarkt është ndjeshëm më e mirë, falë ndërhyrjes. Të paktën pavarësisht se është një ndër shkaqet më të lartë të sëmundshmërisë, sëmundjet kardiovaskulare kanë një prognozë më të mirë nga sa qenë. Ndihma e parë është dërgimi në spital, pasi vetëm aty mund të trajtohet. Duhet të shkojnë në sallën e hermodinamikës për të identifikuar se kush është ena që është mbyllur dhe të kryhen procedura, të vendosen unaza siç i njeh gjithë populli. Kjo krijon ecuri më të mirë, ndihma më e mirë është shoqërimi sa më shpejt në spital. Koha është shumë e rëndësishme, në raste të dyshuara duhet të veprohet sa më shpejt, pasi përmirëson ndjeshëm prognozën e sëmundjes.

Infarkti është faza finale e sëmundjes së arteries së zemrës, janë 3 enë gjaku të rëndësishme dhe këto enë mund të preken njëkohësisht. Mund edhe të ripërsëritet problem, për fat të keq është e lartë mundësia për t’u përsëritur. E rëndësishme është marrja e mjekimeve për pacientët që kanë kaluar njëherë këtë problem apo trajtohen pas vendosjes së unazave, dhe risku ulet nëse kontrollohen faktorët e rrezikut. Risku nuk mund të bëhet asnjëherë zero por nëse kujdesemi mund të jetë më i ulët rrezikut”, tha kardiologu./M.K-dritare.net