Na ndiqni edhe në

Shëndet

A janë të shëndetshme makaronat? Ja çfarë mendon një nutricionist!

A janë të shëndetshme makaronat? Ja çfarë mendon

Dietologët kanë një pyetje me të cilën përballen gjithmonë: a janë makaronat e shëndetshme? Së pari duhet të themi se qëndron një mit se makaronat nuk janë aspak të shëndetshme. Por përkundrazi, ky produkt mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme dhe adhuruesit e makaronave, duhet të gëzohen.

Studimi i botuar së fundmi në revistën Frontiers in Nutrition, që tregon se makaronat mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme, është patjetër një lajm i mirë për ata që i adhurojnë por edhe janë në dietë. Në fakt, nëse ha makarona në sasi të limituara, ka më pak të ngjarë të konsumoni tepër sheqer dhe yndyrë.

A janë të shëndetshme makaronat? Ja çfarë mendon

Makaronat bëhen nga një brumë pa maja, me miell gruri të ngurtë të përzier me ujë ose vezë. Mund të gatuhet i freskët (Pasta Fresca) ose i tharë (Pasta Secca). Dhe kjo vjen në një larmi të formave. Ka më shumë se 350 lloje të ndryshme makaronash - nga spageti, linguini dhe fettuccine te rigatoni, ravioli, penne, orecchiette etj.

Cili është lloji më i shëndetshëm i makaronave?

Çdo lloj makaronash mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Sekreti i ngrënies së shëndetshme të makaronave nuk është lloji i tyre, por mënyra se si i përgatisni ato dhe sa hani, informon dritare.net.15 gram karbohidrate dhe 80 kalori për racion, ky është udhëzuesi për të ngrënë makarona në një mënyrë të shëndetshme./L.F-dritare.net