
A e sulmon koronavirus zemrën? Ja çfarë thonë ekspertët e shëndetit!
Dritare.net
Një në pesë pacientë kanë dëmtime të muskujve kardiakë si pasojë e koronavirusit, i cili më pas shkakton mpiksje të gjakut. Kështu thonë ekspertët e shëndetit.
Mjekët kanë vërejtur që në ditët e para të pandemisë se, pacientët me COVID-19 me sëmundje kronike, përfshirë ato kardiake kanë tendencë të marrin koronavirus me ritme më të larta dhe të sëmuren prej tij, shkruan Daily Mail.
Por tani ekspertët kanë filluar të dyshojnë se virusi ose komplikimet e tij mund të dëmtojnë vetë muskujt e zemrës.
Nëse është kështu, punonjësit e kujdesit shëndetësor mund të kenë një front të ri për t'u përballur në betejën kundër koronavirusit. Madje edhe pacientët e rikuperuar mund të përballen me një gjendje kronike pasi të jenë shëruar nga virusi.
Dëshmia e parë që virusi mund të jetë i rrezikshëm për zemrën, erdhi nga Kina. Gati 20 për qind e 416 pacientëve me koronavirus të shtruar në spital në një studim të kryer atje treguan shenja të dëmtimit të zemrës. Dhe më shumë se gjysma e pacientëve që kishin dëmtim të zemrës vdiqën, ndërsa u shtruan në spital për koronavirus. Pra 4,5 për qind e pacientëve pa probleme në zemër vdiqën. /K.C/dritare.net

















