Na ndiqni edhe në

Shëndet

A duhet të marrësh antibiotik, për virozën? Flet mjeku Alimehmeti

A duhet të marrësh antibiotik, për virozën? Flet mjeku

Një virus i ri, i njohur si HMPV (Human Metapneumovirus), ka filluar të përhapet në disa vende, duke shkaktuar shqetësim global. I ftuar në emisionin "Intervista e ditës" në DritareTV mjeku Ilir Alimehmeti thotë se lajmet që po qarkullojnë janë të rreme dhe virusi HMPV nuk ka kapacitetin për t'u kthyer në pandemi. Ky virus ka të njejtat simptoma me gripin sezonal, thotë mjeku, ndaj nuk ka vend për panik. Ashtu si me çdo virozë, edhe kur prekeni me HMPV, nuk duhet përdorur antibiotiku, tha Alimehmeti.

"Ky virus jep të njëjtat simptoma me gripin sezonal, transmetohet po njësoj si gripi, dhe mundësitë e komplikacioneve janë po të njëjta me gripin e tipit A. Është një virus që nuk përbën hapësirë për panik. Ky virus ka qenë gjithmonë i pranishëm mes nesh, ai qarkullon çdo dimër.
Të gjitha lajmet që po qarkullojnë këto kohë janë lajme të rreme nga shkenca. Duhet pasur parasysh që nuk duhet marrë antibiotikë për asnjë virozë, është e gabuar, është një mesazh që duhet ta përhapim, pasi nuk shëron asgjë, por i shkakton dëm shëndetit.", tha mjeku në DritareTV./K.C/dritare.net