Na ndiqni edhe në

Shëndet

6 rregulla ngrënieje, për të rënë shpejt dhe shëndetshëm!


6 rregulla ngrënieje, për të rënë shpejt dhe
Procesi i humbjes së peshës nuk ka të bëjë gjithmonë me dietat e lodhshme dhe me ushtrimet fizike. Mjekët thonë se në shumicën e rasteve, për të humbur peshë, mjafton një normalizim diete. Ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi i sasisë së nevojshme ditore janë të vlefshme.

Dritare.net ju sjell më poshtë disa rregulla ngrënieje, që do ju bëjnë të bini në peshë shpejt dhe shëndetshëm.

Fibra

Me konsumin e fibrave normalizohet mikroflora e zorrëve. Frutat dhe perimet pastrojnë traktin gastrointestinal dhe lehtësojnë trupin nga kapsllëku. Ato rrisin ndjeshëm imunitetin dhe aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

6 rregulla ngrënieje, për të rënë shpejt dhe

Kalciumi dhe vitamina D

Produktet e qumështit janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D, dhe ndihmojnë për të humbur peshë. Ato duhet të përfshihen në dietën e përditshme, por në një sasi të vogël.

Yndyrna të mira

Peshku i detit është i dobishëm. Ai përmban acide yndyrore Omega-3 dhe jod. Është i nevojshëm për mirëfunksionimin e zemrës dhe tiroideve. Gjithashtu, ju duhet të hani avokado, arra dhe vaj ulliri.

Proteina

Ushqimi me proteina është baza e formimit të muskujve, dhe sa më shumë masë muskulore të keni, aq më shumë yndyrna digjet, madje edhe kur pushoni. Ushqimi e pasura me proteina ndihmojnë në humbjen e peshës.

6 rregulla ngrënieje, për të rënë shpejt dhe

Uji

Pirja e 6-8 gota ujë në ditë, ju ndihmon në largimin e toksinave dhe jep ndjesinë e ngopjes. Avantazhi kryesor i ujit është që ju bën të ndaloni konsumimin e pijeve të larta në kalori.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban substanca që ndihmojnë në nxitjen aktive të yndyrave, përshpejton metabolizmin dhe tretjen, e ngop organizmin me mikroelemente, heq radikalët e lirë nga trupi./K.C/dritare.net