5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!
Dritare.net
A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do të ndikojë direkt në rënien e flokëve tuaj. Kur bëhet fjalë për vitaminat, më shumë nuk është më mirë, dhe nganjëherë shumë mund të jenë të dëmshme. Por ja disa sugjerime për vitaminat që duhet të përdorni, nëse vuani nga rënia e flokëve!
1. Biotina
Biotina (vitamina B7) është e rëndësishme për qelizat brenda trupit tuaj. Nivelet e ulëta të saj mund të shkaktojnë humbje të flokëve, skuqje të lëkurës dhe thonj të dobët. Mund ta gjeni në ushqime si:
Të verdhat e vezëve
Drithërat e plota
Mish
2. Hekuri
Qelizat e kuqe të gjakut kanë nevojë për hekur. Nivelet e ulëta mund të hekurit mund të shkaktojnë anemi. Simptomat përfshijnë lodhje, lëkurë të zbehtë dhe rënie të flokëve. Disa ushqime të pasura me hekur përfshijnë:
Mishi i kuq
Zarzavatet
Bishtajoret
3. Vitamina C
Vitamina C. Disa burime të mira të kësaj vitamine janë:
Frutat
Agrumet
Zarzavatet
"Ngrënia e ushqimeve që përmbajnë hekur, në të njëjtën kohë me një ushqim që përmban vitaminë C, do t'ju ndihmojë të thithni më mirë hekurin në atë ushqim".
4. Vitamina D
Vitamina D është e rëndësishme për kockat. Por a e dini se nivelet e ulëta të saj janë të lidhura me humbjen e flokëve? Lëkura juaj merr vitaminë D përmes rrezeve të diellit, por shumë njerëz nuk mund të marrin mjaftueshëm vetëm përmes kësaj mënyre. Mund të merrni më shumë vitaminë D duke ngrënë peshk ose duke pirë qumësht.
5. Zinku
Zinku mund të luajë një rol kryesor në krijimin e proteinave në flokët tuaj dhe qelizat e tjera. Trupi juaj nuk mund ta bëjë këtë natyralisht, kështu që ju duhet ta merrni atë nga ushqimi ose suplementet. Shenjat e niveleve të ulëta të zinkut përfshijnë rënien e flokëve, vështirësinë në shërimin e një plage dhe një humbje pjesërisht të shijes apo nuhatjes. Mund ta merrni këtë vitaminë përmes produkteve si:
Mish
Fasule
Arra dhe fara./K.C/ dritare.net