Na ndiqni edhe në

Shëndet

 5 ushqimet që luftojnë depresionin

 5 ushqimet që luftojnë depresionin

Gjatë kësaj periudhe në karantinë, dashje pa dashje shumë njerëz kanë rënë në depresion. Por ajo që tani ju mbetet për të mësuar është sesi ta luftoni atë. Dritare.net ju ka sjellë më poshtë 5 ushqime të shëndetshme që do ju ndihmojnë shumë.

Tërshëra

 5 ushqimet që luftojnë depresionin

Fibra është thelbësore për balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Tërshëra ekulibron nivelin e sheqerit dhe insulinës, të cilat mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme.

Arrat dhe bajamet

 5 ushqimet që luftojnë depresionin

Arrat luftojnë depresionin pasi janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat janë thelbësore për funksionimin e trurit. Studimet tregojnë se nivele të ulëta të omega-3 çojnë në depresion. Gjithashtu, arrat përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën, informon dritare.net

Çokollatë e zezë

 5 ushqimet që luftojnë depresionin

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Për më tepër, stimulon prodhimin e serotoninës në tru, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon kortizolin. Sigurohuni që çokollata të përmbajë të paktën 75% kakao!

Bananet

 5 ushqimet që luftojnë depresionin

Bananet janë të pasura me magnez, dhe ato ndihmojnë për të përballuar stresin, depresionin dhe ankthin, informon dritare.net

Spinaqi

 5 ushqimet që luftojnë depresionin

Spinaqi është i pasur me antioksidantë që luftojnë depresionin. Gjithashtu gjethet e gjelbërta ju ndihmojnë në lirimin e dopaminës neurotransmetuese, e cila përmirëson gjendjen tuaj emocionale!

Ushqimet që ju duhet të shmangni janë: kafeja, alkooli, sheqeri dhe pijet joalkoolike./E.B-dritare.net