Na ndiqni edhe në

Shëndet

465 viktima në vend/Mjekja Bala tregon gabimin që po bëjnë pacientët e infektuar me kovid!

465 viktima në vend/Mjekja Bala tregon gabimin që po bëjnë

465 pacientë të infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë. Prof. Silva Bala, përmes një mesazhi ka bërë thirrje që çdo kush që është i prekur me kovid, të ndjekë me përpikmëri këshillat e mjekut. Theksin mjekja e vë te trajtimi në spital. Nëse mjeku që ndjek ecurinë e një pacienti të infektuar me Covid-19, e drejton atë për një trajtim të specializuar, kjo këshillë nuk duhet të neglizhohet kurrsesi.

“Tregoni kujdes për shëndetin tuaj. Nëse ju drejtoheni te mjeku i familjes, nëse ju drejtoheni tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për t’u trajtuar në spital, mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut. Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër dhe është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendrat spitalore, nën trajtim të kontrolluar me ekzaminime dhe në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes suaj. Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshëm”, shprehet Bala./L.F-dritare.net