Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samir Mane flet për herë të parë për bashkëshorten e tij

Samir Mane flet për herë të parë për bashkëshorten
I ftuar në “Xing me Ermalin”, ka qenë edhe njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Meqenëse është edhe njeriu më i pasur në vend, edhe vëmendja do të jetë te paratë, investimet, milionat, kompanitë etj.  Por për jetën private askush nuk di gjë, kjo pasi Mane gjithmonë e ka mbajtur të fshehtë jetën e tij, duke mos e shfaqur në publik.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit, ai ka folur për herë të parë për bashkëshorten e tij Eva, me të cilën ka 4 fëmijë, Martini, Andi, Marko dhe Amber.

Ermali e ka pyetur Manen, se cila është dhurata më e bukur që i ka bërë bashkëshortes, edhe pse i i ka të gjitha, dhe ai është shprehur se:

“Në fakt dhuratat më të bukura ja kam bërë kur ka sjellë në jetë fëmijët. Është e vështirë t’i bësh dhurata Evës, por mundohem të gjej gjëra që i pëlqejnë”, u shpreh Samir Mane./K.Ç/dritare.net