Roskovec/ 35-vjeçari vret ish-vjehrrin! Merr peng edhe ish-gruan
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00. Viktima, 58 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij, rreth 55 vjeçe, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar të dyshuarin me inicialet R. B., 35 vjeç, dhe ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, 35-vjeçari është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P. Sipas Policisë, ai dyshohet se ka marrë me vete edhe armën e gjahut.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./l.F-dritare.net