Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Opozita, inekzistente pas tërmetit. Refuzimi i tryezës së dialogut, mungesë përgjegjshmërie!

Rama: Opozita, inekzistente pas tërmetit. Refuzimi i tryezës së

Ndërsa foli për masat që do të merren për abuzuesit, çfarë do të ndodhe me banorët që janë ende pa shtëpi pas tërmetit, kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar sot edhe opozitën.

Kryeministri e kritikon opozitën për refuzimin për t’u ulur në tryezën e bashkëpunimit, duke e cilësuar si mungesë përgjegjshmërie.  Rama tha se, nuk do të lejojë që njerëzit rreth tij të merren me opozitën.

 "Opozita ka qenë inekzistente përjashto daljet rutinë të Bashës, që e përshëndes për një vetëpërmbajtje në momente tejet të vështira për njerëzit që u përpoq të mos bëhej i rëndë me fjalorin e tij. Por nuk mund të mos e kritikoj për refuzimin që të japë një dorë për këtë situatë duke u ulur në tryezën e bashkëpunimit. Refuzimi në një situatë të tillë është mungesë e plotë përgjegjësie. Meraku im është se opozita, njerëzit rrotull Bashës kanë nisur të japin shenjat e para të një lufte të egër balte. Kjo është puna e tyre dhe e Bashës që me siguri do ta marrë shpejtë flamurin e asaj lufte. Do përpiqem të mos lejoj edhe njerëzit rreth meje të merren me ta sepse duhet të merremi me sfidën që kemi para.

Duhet dhe do të ngrihemi edhe përtej vetvetes duke dhen maksimumin për ata fatkeq që u dëmtuan më shumë se ne të tjerët.”,- tha Rama.