Zaev dhe Mickoski vetëizolohen pasi takuan një gazetar me koronavirus
Dritare.net
Dy liderët e partive maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nga sot janë në vetëizolim të detyrueshëm, pasi patën kontakt me një gazetar të infektuar me koronavirus.
Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha:
“Liderët e dy partive më të mëdha në vend, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nga sot janë në izolim shtëpiak të detyrueshëm pas informacioneve që i mori ministria e Shëndetësisë se një gazetar me COVID-19 gjatë javës së kaluar ka realizuar intervista televizive me të dy liderët.”
Përgjigja e testit të Zaevit pritet të del gjatë ditës së sotme. Por ai pas marrjes së informatës është vendosur në karantinë shtëpiake në Strumicë.
Gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mjekohet në spital./K.C/dritare.net