
Tmerr në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit 12 viktima nga Covid-19
E Hënë 29 Qershor 2020, 16:04
Dritare.net
Maqedonia e Veriut ka shënuar një tjetër rekord viktimash nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 132 të infektuar dhe 12 viktima.
Rastet e infeksionit sipas qyteteve: Shkup 57, Kumanovë 10, Dibër 1, Shtip 13, Prilep 7, Tetovë 19, Strugë 3, Veles 4, Manastir 1, Ohër 5, Kavadar 1, Gostivar 6, Probishtip 2, Shën Nikollë 2, Resnje 1.
Sa i përket viktimave, disa prej tyre vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese./K.C/dritare.net

















