
Përkeqësohet ndjeshëm situata me koronavirus në Maqedoninë e Veriut!
E Shtunë 4 Korrik 2020, 13:01
Dritare.net
Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, është shënuar sërish një bilanc i frikshme. Janë regjistruar 7 viktima dhe 165 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i epidemisë deri më tani ka arritur në 6 787 raste, prej të cilëve 328 viktima. Maqedonia e Veriut ka lehtësuar masat, megjithatë vijon të bëhet thirrje për evitimin e grumbullimeve, higjienën personale dhe mbajtjen e maskës./L.F-dritare.net

















