Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Partitë shqiptare në Mal të Zi, bashkojnë forcat: Në zgjedhje, me listë të përbashkët!

Partitë shqiptare në Mal të Zi, bashkojnë forcat: Në

Partitë shqiptare në Malin e Zi, do të bashkojnë forcat për zgjedhjet e 30 gushtit. Kreu i Forcës së re demokratike, Nazif Cungu, ka njoftuar se 5 partitë politike shqiptare, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.Cungu shkruan se kjo është zgjedhja më e mirë.

”Njoftojmë opinionin e gjerë se subjektet politike shqiptare: Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët", shkruan Cungu./L.F-dritare.net