Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Numërohen 93% e votave në Maqedoninë e Veriut. Ja kush kryeson!

Numërohen 93% e votave në Maqedoninë e Veriut. Ja kush kryeson!

Në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet dhe deri më tani janë numëruar më shumë se 93% e votave. Sipas medieve maqedonase, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja ka marrë deri tani 36.13% të votave, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 34.65%.

Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit ka siguruar deri tani 11.57% dhe koalicioni ASH- Alternativa ka siguruar 8.79% të votave. Partia e Majta ka marrëv 3,96%, PDSH 1.48% dhe Integra 1.33%.

Zoran Zaev ka shpallur fitoren.

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. Koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ i mundi përçarjet” ka thënë Zaev./E.B-dritare.net