
Menaxhimi i pandemisë, Serbia në ditën e tretë të protestave antiqeveritare
E Premte 10 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Demonstruesit në Serbi kanë zhvilluar protestën e tretë kundër qeverisë për mënyrën sesi është trajtuar situata e koronavirusit.
Ndërsa dy netët e mëparshme janë shoqëruar me dhunë dhe përplasje, protesta e së enjtes ka qenë paqësore, shkruan BBC, informon dritare.net.
Protestat shpërthyen pasi Beogradi njoftoi se në fundjavë do të kishte shtetrrethim, për të frenuar një valë të dytë të koronavirusit. Planet e shtetrrethimit u rrëzuan të enjten dhe në vend të saj do të ketë orare të shkurtuara për dyqanet, baret dhe restorantet./E.B-dritare.net

















