
Koronavirusi/Maqedonia e Veriut regjistron sërish shifra të larta!
E Premte 3 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve me koronavirus po kështu edhe viktimave. Ditën e sotme është parë një përmirësim i situatës në krahasim me ditën e djeshme, por sërish shifrat mbeten tejet të larta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 165 raste të reja me koronavirus. Numri i viktimave vijon të rritet. Sot betejën me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, e humbën 7 pacientë. Nga fillimi i pandemisë, janë infektuar në total 6786 persona, prej të cilëve 328 kanë ndërruar jetë dhe 2876 janë shëruar./L.F-dritare.net

















