
Zgjedhjet e pjeshme në Kukës, KQZ cakon afatet për partitë politike dhe kanididatët
Dritare.net

Komisioni Rregullator në KQZ ka caktuar sot disa afate në lidhje me zgjedhjet e pjeshme për kryebashkiakun e ri në Kukës që do të mbahen më 24 shtator, pasi Fredi Beleri nuk mundi të kryente betimin ndërsa ndodhet në burg si i akuzuar nga SPAK për blerje votash.
Komisioni Rregullator cakoi që partitë politike duhet të regjistrohen në KQZ deri më 1 shtator, afati për koalicionet është data 6 shtator dhe për kandidatët deri më 8 shtator.
Vendimet e mara:
· Komisioni rregullator për aspektin procedural të zgjedhjeve në Kukës, vendosi afatet:
· Kërkesa për regjistrimin e partive politike në KQZ jo më vonë se 1/9/2023
· Koalicionet të paraqesin në KQZ kërkesën si koalicion jo më vonë se 6/9/2023
· Afati për dokumentet e kandidimit 8/9/2023
· Akreditimi i vëzhguesve jo partiak 22/9/2023
· Akreditim për vëzhgues nga subjektet zgjedhore 2/9/2023
· Kryetari i bashkisë paraqet në KQZ jo më vonë se 27/8 2023 listën për qendrat e votimit
· Paraqitja e emrave për anëtar, sekretar jo më vonë se 18 /8 /2023
· Paraqitja e emrave për anëtar në KQV jo më vonë se 1 /9 /2023./M.K-dritare.net

















