
Zbardhet mbledhja e Bashës me deputetët e Komisionit të Ligjeve: 3 amendamentet do nxjerrin vendin nga kriza!
Dritare.net
Zbardhen detaje nga mbledhja që Lulzim Basha mbajti me deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve. Mbledhja u zhvillua për tre nismat që do të depozitojë nesër në Kuvend. Nismat, lideri i PD-së tha se janë për shqiptarët dhe jo për Partinë Demokratike.
“Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me për kthimin e legjitimitetit, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Pra nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin.
Nga ecja përpara e këtyre iniciativave, përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por cdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit” tha Basha./Dritare.net

















