Na ndiqni edhe në

Politikë

Vizita e papritur në Shqipëri, media italiane zbardh takimin e Ramës me Melonin!

Vizita e papritur në Shqipëri, media italiane zbardh takimin e

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është duke kaluar disa ditë pushimi në Vlorë bashkë me familjen e saj, pas ftesës së homologut të saj Edi Rama, këtë herë jo një vizitë zyrtare.

Lidhur me këtë vizitë jo zyrtare të kryeministres Meloni kanë reaguar dhe mediat italiane të ciilat kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë biseduar.

Sipas quatidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania e sipërmarrësve italianë tek emigracioni, lufta në Ukrainë dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE.

Shkrimi i plotë:

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, mbërriti pasditen e së hënës në Shqipëri me një traget të linjës Brindisi-Vlorë. Meloni shoqërohej nga familjaret e saj dhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe u prit në Portin e Vlorës nga Kryeministri Rama. Më pas, ajo u zhvendos drejt ambienteve të vilës qeveritare në Dhërmi. Pas ftesës së përsëritur nga Kryeministri Rama, Meloni pranoi të shijonte për 48 orë bukurinë e bregdetit shqiptar në kulmin e një sezoni të suksesshëm turistik.

Gjithçka nisi nga një fotomontazh postuar nga kryeministri Rama: “Në vitin 1991 shqiptarët ikën në Itali si refugjatë dhe tani italianët vijnë tek ne tufë, ku turizmi kushton shumë më pak”.

Më pas u bë një vizitë private në shtëpinë e kryeministrit shqiptar Edi Rama, një vilë afër qytetit, me një vizitë të shkurtër në qytet dhe darkë në vilë. Kështu dy kryeministrat patën padyshim mundësinë të flisnin për probleme më serioze.

Në fund të fundit, çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE (Shqipëria nuk është as anëtare e BE e as NATO ) nuk mungojnë. Në tapetin e një bisede joformale, temat e nxehta ishin mbi energjinë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës së Ballkanit, çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që ka sjellë qindra mijëra italianë në ish-bastionin e komunizmit.

Pastaj, nëse Meloni ka pasur rastin të verifikojë vetë nëse plazhet shqiptare janë jo vetëm më të lira, por edhe më të bukura se tonat, kjo është vërtet tjetër çështje./M.Kdritare.net