Na ndiqni edhe në

Politikë

Vendimi i Kuvendit për Bashën, Bardhi: Deri ditën që do të kem shumicën do të jem kreu i grupit!

Vendimi i Kuvendit për Bashën, Bardhi: Deri ditën që do

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi pas fjalës në Kuvend ka komentuar vendimin e Parlamentit për të vendosur Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike.

Bardhi për mediat tha se kreu i grupit zgjidhet nga deputetët dhe se deri ditën që do të ketë shumicën ai do të jetë në krye të PD-së.

Sakaq shtoi se Basha ka ambicje për t’u bërë kryetar i grupit por së pari duhet të sigurojë 18 vota për të qenë lider në PD.

“Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit”, tha ai./M.K-dritare.net